Dibra me bukuritë natyrore, ka shtuar numrin e turistëve
Kushtet e mira natyrore dhe pozita e përshtatshme gjeografike të begatuara me banjat dhe dy lumejtë-Dibra ofron mundësi turistike në të gjitha stinët e vitit, por gjatë verës këto mundësi shtohen, vecasnërisht pas ndërtimit të digës për akumullimin të ujit në fusahën e Udovës….

Mundësitë e tilla për turizëm alternativ apo eksplorues janë mundësi të pakufizuara por me këtë edhe numri i turistëve vazhdon gjithmonë në rritje, kjo nuk ka arritur të lëvizë shumë ekonominë lokale, të ardhurat e së cilës janë në shifra minimale.
Kur jemi tek pushimet verore, një numër i madh i dibranëve Me ritjen e temperaturave freskine fillojn ta gjejnë në liqenin e dibrës , pjesa me e madhe e dibraneve sidomos te rinj, pushimet vazhdojnë ti kalojne duke shfrytezuar Liqenin e Dibres.
Me asfaltimin e rrugës drejt liqenit të Dibrës , si dhe me rregullimin e trotuarit rreth saj janë mundësuar kushte të mëdha si për shfrytezimin e liqenit per larje e freski por edhe për rekreacion të sporteve të ujit ku aktualisht funksionon me mjaft sukses edhe klubi I kajakut Kanu “radika” si dhe një numër I madh I peshkatarëve sportive.
Ndërtimi i plotë i infrastrukturës, qe është parakusht për shtimin e turistëve liqenor do të ndikonte pozitivisht në shtimin edhe te turistëve të tjerë e jo vetëm e qytetarëve dibran dhe mërgimtarët por fillimisht duhet qe të urbanizohet tërësisht bregu i liqenit të Dibrës ku mendohet që në planin urbanistik në bregun e liqenit do të parashohin edhe nje fshat turistik , sebashku me komplekse hotelesh, numri i turistëve vazhdon gjithmonë në rritje, ndërtimi i infrastrukturës dhe formalizimi i veprimtarisë së operatorëve turistik në vend jo vetëm që do të rrisë numrin e turistëve dhe të të ardhurave nga turizmi, por do të synojë edhe në përmirësimin e shërbimeve që ofrojnë operatorët turistikë ndaj klientëve, me çka Dibra mund të marë statusin e një qyteti turistik që ofron turizëm alternativ përkrah banjave të dibrës capa e cila eshte lider ne ballkan do të zhvilloheshte edhe turizmi liqenor. (Atli Dema, TVM2)
