Posta e Maqedonisë ndihmon të prekurit nga vërshimet

09.08.2015 18:07

Posta e Maqedonisë, për banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Shipkovicë, Reçicë dhe Poroj ka ndare 80 pako me ushqime...

Posta e Maqedonisë, për banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Shipkovicë, Reçicë dhe Poroj ka ndare 80 pako me ushqime, preparate higjienike dhe dezinfektuese ka ndarë Drejtori i Postës së Maqedonisë Fadis Rexhepi, gjatë takimit me kryetaren e komunës së Tetovës paralajmëroi edhe javën e solidaritet të organizuar nga Postat e Maqedonisë, duke filluar  nga dita e hene.

“Sot përveç që erdhëm për të marr një pjesë të dhimbjes nga familjarët që kjo tragjedi ne u munduam me pako me produkte ushqimore me produkte për higjienë personale të ndihmojmë familjet e që pësuan nga kjo tragjedi. Posta e Maqedonisë ka shpallur edhe javën e humanitetit që do zgjas nga dita e nesërme e deri të shtunën, dhe të gjithë qytetarët human të Maqedonisë kudo që janë do kenë mundësi që në 330 njësi postare qofshin ato në vende rurale apo urbane, do mund të dhurojnë ndihmat e tyre në veshmbathje apo produkte ushqimore dhe të mirëmbajtjes së higjienës” – tha Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi.

Kryetarja e komunës Teuta Arifi,  pohon se si komunë shumë institucione të tjera I kanë ofruar ndihmë për fatkeqësinë që pësuan qytetarët nga vërshimet.

“Per ne si komune është përgjitjja intensive që kemi marrë ng institucionet sepse për qytetarët tanë është shumë me rëndësi të ndjehen se nuk janë vetëm” – tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Nga shtabi i komunës së Tetovës që menaxhon ndihmat, nuk kanë ndonjë numër të saktë se sa dhe çfarë lloj ndihmash janë mbledhur deri tani, sepse siç deklarojnë nga Shtabi i Krizës, ndihmat vazhdojnë të vijnë çdo moment nga të gjitha anët. Ndihma vijnë edhe nëpër shtabet lokale të krizave që janë hapur që nga dita e martë, nëpër fshatrat e prekura nga përmbytjet. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)