3 Gushti mbetet plagë e hapur per banorët
Fshati Shipkovicë, aty ku përpara kukurima e gjelit sinjalizonte fillimin e ditës, dëgjoheshin cicërimat e zogjëve, aty ku gjoksi mbushej me ajër të pastërt dhe jehonin zërat e fëmijëve…

Por 3 Gushti ishte dita ku ndryshoi shume jete njerezish në këtë fshat.Nje katastrofe natyrore shkaterroi shumcka edhe ate vetem per 20 minuta.
Familja Xhabiri është vetëm një nga familjet e shumta të Shipkovicës, që përjetuan tmerrin e pasditës së 3 gushtit. Kjo familjejo vetem qe humbi nje anetar te sajin, plakun 83 vjeç Hashim Xhabiri, por mbeti edhe pa pullaz mbi koke.
Ekipi ynë vizitoi këtë familje. Pamjet në këtë shtëpi nuk kishin se si të mos na rrënqethin. Aty Brenda nuk ka mbetur me asgjë që i ngjan një shtëpie.
Balta, gurrët dhe drunjët kishin mbuluar shtëpinë. Kryefamiljari Abdulfetah Xhabiri na tregon tmerrin që e kishte përjetuar ai në ditën e përmbytjeve.
“Unë e kam parë vet dhe po tja tregojsh dikujt nuk e beson, jo se si në film, por unë çfarë kam përjetu, piskëllima, të bërtitura, e shohish fëminë duke shku dhe nuk ke mundësi me i ndihmu nuk janë të përshkruara ato Kam dhimbjen e babës, kam dhimbjen e atij djalit që e kapa dhe ishte shumë i shëndoshë dhe thash o Zot pse e more këtë fëmijë” – tha Abdulfetah Xhabiri.
Shtëpi tash me eshte e braktisur, dhe kryefamiljari shprehet se do te shkoje nje kohe e gjate deri sa të rregullohet shtëpia nga e gjithë kjo rrëmujë .
“Siç e shihni edhe vetë është mbush me pisllëqe dhe nuk ka as kushte as asgjë për të banuar. Kjo është kësula e babës, I cili është bërë për rahmet” - – tha Abdulfetah Xhabiri.
“Nuk ka kushte për jetesë edhe kjo do të shkon një kohë e gjatë saqë të thom të drejtën mu ka ftoh shumë çdo gjë edhe shumë kohë do të shkomn për tu përmirësuar, pasi që aty jashtë ka me qindra kub grillë , bërlloke, dru. Edhe shumë kohë duhet me shku me u pastru ajo”
Pamjet e shtëpisë e bëjnë atë të jetë i brengosur, por ajo që i dhemb më shumë është vdekja e babait.
Kjo është dhoma ku Lundrimi përpara luante me kompjutor dhe bënte gjërat e tioj të nevojshme të ditës. Tani më siç po e shihni, këtu më nuk ka kushte për jetesë.
Nuk eshte e vetmja kjo familje qe po kalon neper kete odiseje jete. Te tilla jane me dhjetra te tjera të cilat janë në gjendje të njejtë si familja Xhabiri. (Ersan Pajaziti, TVM2)
