Maqedoni

Në "Alo doktor" deri më tani 46.500 thirrje

10.08.2015 09:31

Në linjën telefonike 02/15123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" nga 15 shtatori, kur filloi të punojë, deri dje ka pasur 46.500 thirrje...

Shtëpia e shëndetit Shkup njoftoi se javën e kaluar në linjën për këshillë mjekësore janë paraqitur 1.013 persona.
 
Thirrjet në javën e fundit janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, më shpesh për simptoma kardiovaskulare dhe respiratore, kokëdhimbje, virozë stomaku, këshilla për pickim nga insektet dhe simptoma të dhimbjes.
 
Më shpesh paraqiten qytetarë për këshilla lidhur me terapinë të cilën e marrin për sëmundjet kronike, tension të lartë të gjakut dhe diabet.
 
Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo simptomeve të çrregullimit së shëndetit. Njëzetë e dy mjekë janë në dispozicion për këshillë mjekësore, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë e adekuate mjekësore përmes këshillës shëndetësore dhe terapi adekuate simptomatologjike.