Botë
Shtatë të lënduar në një sulm ndaj një stacioni policor në Stamboll
10.08.2015 09:50
Shtatë persona - pesë policë dhe dy civilë janë plagosur në një sulm me bombë ndaj një stacioni policor në Stamboll, njofton Anadolia...

Cak i sulmit me automobil bombë ka qenë stacioni policor në rajonin Sulltanbejli të Stambollit.
Nga shpërthimi është shkaktuar zjarr dhe është rrënuar një pjesë e ndërtesës trekatëshe të policisë. Janë dëmtuar ndërtesat e rrethinës dhe dhjetëra automjete të parkuara.
Tani për tani askush nuk ndërmori përgjegjësi për sulmin e kryer në moment të tensioneve midis forcave turke të sigurisë dhe kryengritësve të PKK-së./mia
