Botë

Pesë viktima nga uragani në Kili

10.08.2015 09:53

Një uragan, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, i goditi pjesën veriore dhe qendrore të Kilit...

Një uragan, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, i goditi pjesën veriore dhe qendrore të Kilit, me ç'rast pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë evakuuar, kumtoi shërbim kombëtar për situata të jashtëzakonshme.
 
Dy persona e kanë humbur jetën në rajonin Valparaiso, 120 kilometra në perëndim të Santiagos, ku janë ngritur valë 10-metërshe. Tre viktimat e tjera janë nga rajoni Antofagasta, në veri të kryeqytetit të Kilit.
 
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës./mia