Maqedoni
Pjesë nga komuna Qendër dhe Gjorçe Petrov nesër pa energji elektrike
10.08.2015 11:16
Shfrytëzuesit e fshatit Gërçec nesër nga ora 9:30 deri në ora 14 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike...

Nga ora 8 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve "Gjuro Salaj", "Probištipska" nr. 18 dhe "Mice Kozar" në komunën Gjorçe Petrov, dhe nga ora 11 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Kapishtec në komunën Qendër.
Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jentë të gjitha objektet pas Portës së Maqedonisë (Pelister, restorante, kafene, dyqane, ..., në sheshin "Maqedonia").
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Qytetin e Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve teknike në rrjetin e shpërndarjes nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni./mia
