Maqedoni

Gjendet trupi i pajetë i Rinës, e zhdukur nga përmbytjet katastrofale në Shipkovicë

10.08.2015 12:34

Pas një jave e më tepër kërkim sot është gjetur trupi i pajetë i vogëlushes Rina e cila u zhduk pas përmbytjeve katastrofale në fshatin Shipkovicë të Tetovës...

Lajmin e bëri të ditur Hisen Xhemaili, kryetar i Këshillit komunal të Tetovës. 
 
Xhemaili tha se ekipet e shpëtimit e kanë gjetur trupin e pajetë të Rinës në bodrumin e një shtëpie e mbuluar nga gërmadhat, ku e kishin çuar ujërat e rrëmbyeshëm të fatkeqësisë natyrore që e goditi Tetovës dhe fshatrat përreth javën e kaluar. 
 
Në fillim qeni i ushtrisë ka hyrë në podrum dhe nuk ka dalë nga podrumi ku kishte mbetur trupi i Rinës, menjëherë ekipet e shpëtimit kanë hyrë dhe kanë lokalizuar vendin ku qeni ka nuhatur e më pastaj e gjejnë Rinën 6 vjeçare.
 
Pasi e nxjerrin kufomën e vajzës ekipet e shpëtimit thirrin babain e Rinës ku ai konfirmon që është vajza e tij.
 
Ekipet hetimore bashkë më prokurorinë e Tetovës pritet të arrijnë në vendin e ngjarjes./mia