Maqedoni
Normalizohet komunikacioni në rrugën Tetovë-Jazhincë
10.08.2015 13:08
Lymi nga balta, dheu dhe gurë të cilat e bllokuan urën te fshati Poroj tërësisht janë larguar...

Lymi nga balta, dheu dhe gurë të cilat e bllokuan urën te fshati Poroj tërësisht janë larguar dhe me këtë prej sot në orën 10:00 tërësisht është normalizuar komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
"Tani sërish është vendosur komunikacioni normal për të gjitha llojet e automjeteve me vendosjen e shenjave për informim dhe kufizim të shpejtësisë", deklaroi Josifovski.
Për shkak të motit të fuqishëm të ligë që e përfshiu Tetovën, lymrishte të mëdha prej rreth 350 mijë metra kub e kanë bllokuar urën dhe rrugën./mia
