Botë
Roja bregdetare greke për tre ditë ka shpëtuar 1.417 imigrantë
10.08.2015 13:13
Roja bregdetare greke në tri ditët e fundit kanë shpëtuar mbi 1.400 imigrantë në rreth 60 operacione të shpëtimit...

Roja bregdetare greke në tri ditët e fundit kanë shpëtuar mbi 1.400 imigrantë në rreth 60 operacione të shpëtimit në afërsi të disa ishujve greke në pjesën lindore të Detit Egje, kumtuan autoritetet lokale.
Nga e premtja deri më sot 1.417 imigrantë janë shpëtuar pranë brigjeve të ishujve grekë të Lesbos, Hios, Samos, Agatonisi dhe Kos.
Dhjetëra mijëra persona, prej të cilëve një numër i madh janë refugjatë nga zonat e konfliktit në Siri dhe Afganistan, udhëtojnë nga brigjet turke deri tek ishujt më të afërtë grekë me anije të vogla të gomës. Shumica prej tyre më vonë shkojnë drejt pjesës kontinentale të Greqisë dhe përpiqen të arrijnë në vendet e pasura të BE-së, duke kaluar në këmbë shtetet e Ballkanit ndërsa me tragete shkojnë drejt Italisë.
