Futboll

Deri kur me fyerje dhe rrahje të shqiptarëve?

10.08.2015 13:41

Derbi shkupjan mes ekipeve të Vardarit dhe Shkupit, u kthye pas një pauze gjashtë vjeçe dhe në fushën e gjelbër...

Derbi shkupjan mes ekipeve të Vardarit dhe Shkupit, u kthye pas një pauze gjashtë vjeçe dhe në fushën e gjelbër, mes futbollistëve të të dyja skuadrave, 90 minutat kaluan në mënyrë aq fer dhe korrekte, sa që arbitri Aleksandar Stavrev, nuk u detyrua të jep as edhe një karton të verdhë.

Por, ajo që ndodhi në fushë, në pjesën më të madhe të takimit ishte në planë të dytë, pasi diku rreth 2.500 tifozë dhe shikuesë të ekipit vendas, ishin ushqyer me aq shumë mllef ndaj ne shqiptarëve, sa që për 90 minuta të plota, nuk ndaluan duke na fyer në mënyrën më të rëndë të mundshme.

“Shqiptar I vdekur, shqiptar I mirë”, “Shqiptarët e mallkuar…”, “Për shqiptarët dhoma gazi” dhe shumë e shumë parulla tjera, ishin ato të cilat u dëgjuan vazhdimisht gjatë ndeshjes nga tifo grupi i vendasve, të cilët as që meritojnë të përmenden me emër.

Dhe për këtë, u dëgjua vetëm njëherë spikeri kujdestar në stadium, duke I lutur që të anojnë në mënyrë më korrekte. Por, që është më e dhimbshmja, mbrëm në arenën “Filipi i Dytë”, prezent ishin më së shumti 20 shqiptarë, në mesin e tyre edhe Ejup Ademi, kryetar i klubit të Shkupit, bashkë me stafin e tij, të vendosur në VIP.

Në momentin e shënimit të golit të avantazhit, është e rendit që kryetari I një klubi të ngritet në këmbë dhe të gëzohet, por kjo, u pengoi shikuesve vendas, të frustruar dhe të ulur në këtë vend të veqantë në tribunë, në të cilin duhet të vendosen vetëm mysafir special, duke u munduar ti sulmojnë ata, sikur u kanë faj.

Që të jetë edhe më tragjike, aty nuk u ndje I sigurtë as trajneri i Shkëndisë, Shpëtim Duro, I cili bashkë me stafin e tij, kishin ardhur për të ndjekë ndeshjen dhe analizuar Vardarin, me të cilin Shkëndija do të takohet që në xhiron e ardhshme.

Pamje të cilat ndoshta mund të ndodhin në ndonjë stadium në botë, por me siguri jo atje ku jetojnë njerëz të civilizuar, e unë si gazetar që përcjella me detyrë mbrëm ndeshjen në stadium, dora në zemër, pash shumë pak njerëz të tillë.

Pas gjithë këtij skandali, mbetet të shohim ç`farë dhe nëse do të ndërmarë diçka komisioni disiplinor pranë Federatës Futbollistike të Maqedonisë.

Gjithë kësaj sjellje jonjerëzore, përgjigjen më të mirë ia dhan të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani, në fushën e gjelbër.

Ata, edhe pse me një buxhet modest, shkëputën një rezultat pozitiv 2-2, ndaj një ekipi që pretendon dhe synon Evropën, duke dëshmuar se në futboll, nuk luajnë paratë, por luan zemra, e atë, futbollistët e Shkupit mbrëm thjeshtë e lan në fushën e Arenës “Filipi i Dytë” në Shkup. 

MUSTAFA ADEMI