Botë

Njëzet e një vetë kanë vdekur për shkak të thatësirës ekstreme në Egjipt

10.08.2015 14:15

Temperatura e lartë në kombinim me rritjen e lagështisë janë shkak për vdekjen e 21 personave në Egjipt, kumtoi Ministria egjiptiane e Shëndetësisë...

Javët e fundit termometri në pjesën më të madhe të vendit qëndronte në rreth 40 gradë Celsius, ndërsa në provincat jugore arriti edhe në 50 gradë.
 
Shumica prej viktimave janë në Kajro, kumtoi Ministria.
 
Sipas parashikimeve temperatura në dhjetë ditët e ardhshme nuk do të bjerë dhe madje do të ketë edhe rritje./mia