Botë

Nëntë policë të lënduar në Belfast

10.08.2015 14:40

Nëntë policë janë lënduar në përleshjet me pjesëmarrësit e një marshi në Belfast, pasi policia nuk u ka lejuar të hyjnë...

Nëntë policë janë lënduar në përleshjet me pjesëmarrësit e një marshi në Belfast, pasi policia nuk u ka lejuar të hyjnë në qendrën e kryeqytetit të Irlandës veriore.
 
Protestuesit kanë filluar në hedhin bomba djegëse, gurë dhe shishe të qelqit pas policisë, derisa forcat e rendit janë përgjigjur me topa të ujit.
 
Në kumtesën e policisë veriore irlandeze thuhet se katër persona, prej të cilëve tre burra dhe një grua, janë arrestuar për sjelljen e dhunshme. Dy prej tyre janë mbajtur në paraburgim.
 
Sipas policisë, faji për incidentin është te organizatori i marshit, Liga kundër internimit të katolikëve republikan lokal. Policia pohoi se udhëheqësia e Ligës, nuk e ka respektuar marrëveshjen me komisionin special për parada, e cila paraprakisht u ka përcaktuar termin për mbajtje të paradës si dhe trasë pas të cilës është dashur të lëvizin.
 
Kur pjesëmarësit e paradës kanë dashur të vijnë deri në qendrën e Belfastit, janë ndalur nga policia. Organizatorët kanë kërkuar nga pjesëmarësit e mbledhur  të shkojnë, por në vend të asaj, ka filluar debati me policinë, ndërsa pastaj kanë shpërthyer edhe përleshje.
 
Marshi është organizuar në shenjë  përkujtimi në kohën kur në Irlandën veriore ka ekzistuar burg me internime, pa gjykime, për personat e dyshuar, më së shpeshti nga rradhët e krishterëve nacionalist republikan. Praktikën e tillë forcat britanike për siguri e kanë shfrytëzuar  ë "vitet e trazirave në krahinë dhe përleshjet mes krishterëve dhe protestantëve./mia