Huliganët mbrëm sulmuan fizikisht disa shqiptarë
Ndeshja futbollistike midis dy ekipeve të kryeqendrës Vardarit dhe Shkupit, ishte shkas që huliganët sërish ta shfrytëzojnë mundësinë për dhunë ndaj qytetarëve...

Dhjetëra persona kanë qenë cak i sulmit të mbrëmshëm të rreth 20 huliganëve thot Burhan Ismaili, nga fshati Batincë i Shkupit I cili është sulmuar së bashku me kushëririn e tij 14 vjeçar dhe si pasojë e plagëvet ë marra është detyruar të kërkojë ndihmë mjeksore.
Sulmuesit ishin tifozë të klubit të futbollit Vardari, ‘Komitët’ thotë Ismaili.
“Isha në telefon duke shkruar edhe sa e ngrita kokën, më ishin afruar 5 metër dhe më goditën me shishe. Unë e humba vetëdijen dhe rashë në tokë. Pastaj u çova edhe njiher dhe ika. Edhe djalin e mixhës e pata 14 vjeçar e kishin rrahur. Ishin disa me maska, ishin Komitët dhe na shanë, vdekje shqiptarëve” – tha i rrahuri, Burhan Ismaili, ndryshe banorë i fshatit Batincë.
Rrahja ka ndodhur në pranie edhe të fëmijëve dhe grave që në ato momente ishin në sheshin e Shkupit, thot Abdylsamet Ajdini, kushëri i të lënduarve.
“Aty kishte gra me shamia, fëmijë. Kishin dalë me shëtit, ju shkoi piskama. I rrahën edhe gratë, kishte edhe vajza nga 15 vjet të gjitha iknin nga ura duke bërtitur” – tha kushëriri i të lënduarve, Abdylsamet Ajdini.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidentet por jo edhe atë se kush ishin sulmuesit.Liza Bendevska nga MPB thot se tani për tani nuk mund të thuhet nëse bëhet fjalë për Komitët, tifoz të klubit futbolistik Vardar.
“Mbrëmë rreth orës 23 në sheshin Maqedonia më shumë persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht tre persona të moshës, 14, 20 dhe 23 vjeç. Të njëjtit kanë marrë lëndime trupore dhe njëri prej tyre është dërguar në qendrën emergjente në Shkup, ndërsa dy të tjerët në spitalin e qytetit. Sektori I Punëve të Brendshme në Shkup ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbulimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rastit. Mbrëmë 15 minuta pas mesnate, në rrugën Nikolla Parapunov, disa perona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy persona të moshës 24 vjeçare nga Velesi duke I goditur me gjësende të forta, ndërsa ua kanë dëmtuar edhe veturën pas çka janë larguar nga vendi i ngjarjes, të njejtit janë dërguar në spitalin e qytetit dhe u është dhënë ndihmë mjeksore” – tha Liza Bendeska nga SPB Shkup.
MPB po punon të kapjen e sulmuesve dhe konfirmimin nëse bëhet fjalë apo jo për grup tifozësh thekson Bendevska. Megjithse MPB nuk ka dhënë informacione për persona tjerë të sulmuar jozurtarish mësohet se mbrëm huliganët kanë sulmuar 12 persona të përkatësisë etnike shqiptare kryesisht nga fshati Batincë i Shkupit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
