Barcelona e Sevilja “luftë” për trofeun e parë sezonal

10.08.2015 16:06

Tbilisi është gati për te pritur këtë te marte ne mbrëmje superkupen e Europes, e cila do te jete tërësisht spanjolle...

Kryeqyteti gjeorgjian do te jete epiqendra e vëmendjes se opinionit futbollistik evropian, pasi ne stadiumin “Boris Paichadze” do të luhet supersfida mes Barcelonës, fituese ne fuqi e Champions League dhe Seviljes, fituese e Uefa Europa League.

Derbi iberik do te nise kështu nje sezon te gjate dhe spektakolar ne futbollin e klubeve ne Europe, ku spikat Champions League, një ekskluzvitet i programit për tre vitet e ardhshme. Sa i takon superkupes, Barcelona eshte favorite te paktën ne leter per shkak te organikes me cilësore qe ka. Katalanasit janë 4 here fitues te këtij trofeu, i fundit vitin 2011.

Në takimet e fundit përgatitore, skuadra e Enrikes ka treguar një forme te shkëlqyer, ndonëse shqetësimi i madh i teknikut katalanas është mungesa e Nejmar për shkak të problemeve me shytat. Nga ana tjetër, Sevilja e ka fituar superkupën e Europës vetëm në 2006, por atëherë fitonte me goleade 3 me 0 pikërisht ndaj Barcelonës.

Andaluzianet kanë humbur në merkato shërbimet e disa lojtareve si Baka dhe Aleis Vidal i transferuar tek Barcelona. Megjithatë ne nje sfide te vetme skuadra e Unai Emeri është gjithnjë e paparashikueshme. Barcelona - Sevilja do të gjykohet nga skocezi William Collum, ndërsa sfida do transmetohet këtë të martë në ora 20 e 45, ekskluzivisht në programin tonë.