Jakupi: Në grupet e punës shyrtuam problemet kyçe

10.08.2015 16:23

Pastrimi i Listës Zgjedhore, zgjedhja dhe kopetencat e KShZ-së dhe votimi në diasporë kanë qenë çështjet kyçe për të cilat është diskutuar në grupin punues për zbatimin e “Marreveshjes së Përzhinos”...

Sipas nënkryetarit të KSHZ-së Subhi Jakupi, çështje me rëndësi, që është diskutuar në këto bisedime është mënyra e regjistrimit të votuesve, nëse regjistrimi do të bëhet përmes të dhënave zyrtare apo me kontrolle nëpër shtëpi, për të krahasuar të dhënat nga terreni me ato në Regjistrin Zgjedhor, aktual.

“KSHZ potencoi se problem kyç është pastrimi i Listës Zgjedhore. Çështja e rastit të Pustecit, e cila  në këto dy cikle zgjedhore ka qenë nga problemet kyçe. Ne propozuam që të ndërhyhet në Ligjin për banim dhe vendqëndrim, për të mënjanuar këtë problematikë të kësaj natyre. Të konstatohet se si janë pajisuar këta votues me dokumente valide, qofshin pasaporta apo letërnjoftime” – tha  nënkryetari i KShZ-së, Subhi Jakupi.

KShZ-së vlerëson se ka kopetenca të reduktuara, sa i përket Listës Zgjedhore, pasi të dhënat i siguron MPB, ndërsa KShZ nuk ka kopetencë që kontrollojë dhe konfirmojë të dhënat dhe dokumentat që i lëshon MPB. 

“KShZ-së t’i jepen kopetenca që të ketë të drejtën e kontrollit në institucionet që lëshojnë këto dokumenta, nëse ka dyshime, dhe besoj që në të ardhmen do të jenë temë se, cili do të jetë modaliteti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor” -  tha  nënkryetari i KShZ-së, Subhi Jakupi.

Edhe mandati i KShZ-së dhe marrja e vendimeve janë cështje që duhet diskutuar në grupin e punës për zbatimin e marrëveshjes politike të qershorit. OSBE konstaton se anëtarët e KSHZ-së, gjatë shqyrtimit të ankesave dhe kundërshitmeve, shpeshherë vendosin politikisht dhe jo në bazë të dëshmive, prandaj rekomandon gjetjen e një modeli që pamundëson marrjen e vendimeve sipas përkatësisë politike.

Çështje për diskutim është edhe votimi në diasporë. Nuk përjashtohet mundësia që proceset zgjedhore të mos shtrihen edhe ne diasporë, përkatësisht njësitë zgjedhore 7,8 dhe 9 të zhbëhen.

Takimet e grupit fillojnë më 17 gusht, ndërsa KSHZ merr pjesë vetëm me ftesë të grupit, kur shqyrtohen çështje që kanë të bëjnë me KShZ-në dhe fushëveprimin e saj.  

Takimet mbahen në praninë e ekspertëve ndërkombëtarë të drejtuar nga eksperti belg Piter Vanhojt, përfaqësues të OSBE-së dhe OJQ-së “Most”. (Shpëtim Nuredini, TVM2)