SERI SULMESH NË TURQI

8 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

10.08.2015 16:52

Në Turqi, një seri sulmesh që ndodhën sot kishin në shënjestër policët dhe ushtarët, duke lënë disa të vdekur. Incidenti fundit kishte si objektiv konsullatën amerikane në Stamboll...

Konsullata u qëllua me armë nga dy gra, të cilat arritën të ikin nga vendi i ngjarjes pasi policia u kundërpërgjigj, por më vonë njëra prej tyre u arrestua duke u kapur e plagosur.

Sipas dëshmitarit okularë Ahmet Akcay, policët u vunë në ndjekje të personave të dyshuar. Ai tha se: "Dy gra me çanta ishin duke ecur në lagje. Ne dëgjuam të shtëna dhe dolëm në dritare. Pamë një grua me armë, por ajo nuk po shtinte. Gruaja tjetër qëlloi katër ose pesë herë në drejtim të rojeve të sigurisë dhe zyrtarëve të konsullatës,”tha dëshmitari, por për fat të mirë nuk ka viktima në këtë sulm.

Agjencia e lajmeve Dogan tha se gruaja e arrestuar ishte e moshës 51 vjeç dhe kishte bërë burg si anëtare e dyshuar e organizatës së ekstremit të majtë Fronti i Ushtrisë Revolucionare Çlirimtare Popullore. Kjo është një organizatë anti-amerikane dhe klasifikohet si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Sulmi në konsullatën amerikane erdhi pas disa sulmeve që ndodhën brenda ditës në Turqi.

Mbrëmë pas mesnatës një automjet i ngarkuar me lëndë shpërthyese në anën tjetër të Stambollit konkretisht në stacionit policor Fatih në Sultanbeyli u përdorë për sulm kundër plolicis,por nga ky sulm u plagosën meshum cilvil, tre policë dhe shtatë civilë. 

Në të njëjtin vend pasi policia rrethoi zonën e sulmit për ekspertizë, dy persona në mëngjes rreth orës 7 qëlluan sërisht me armë drejt policëve ku nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë dy sulmuesit dhe Drejtori i Policisë në Stamboll, Beyazıt Çeken. Çeken ishte plagosur rëndë në përleshjen e armatosur dhe nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjeve.

Ndërkohë, në provincën Sirnak të Turqisë jugore po sot shpërtheu një bombë në rrugë duke lënë katër policë të vrarë dhe një ushtarë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjërin prej sulmeve, por në të kaluarën misionet diplomatike amerikane dhe stacionet e policisë kanë qenë në shënjestër të grupeve të ekstremit të majtë në Turqi.

Turqia vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie të lartë që nga fillimi i luftës së saj “të sinkronizuar kundër terrorit" muajin e kaluar, e cila përfshin sulme ajrore kundër luftëtarëve të ISIS-it në Siri dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irakun verior. Qindra persona të dyshuar janë arrestuar. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)