Këtë vit marrin pjesë 39 poet të huaj
Në festivalin Netët Strugane të Poezisë këtë vit do të marrin pjesë Tridhjetë e nëntë poetë të huaj, në mesin e të cilëve edhe emra të njohur të poezisë botërore...

Në netët e 54-ta Strugane të Poezisë, pjesmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar poet nga Spanja, Suedia, India, Gjermania, Norvegjia, Australia, Kili, Japonia, Izraeli, Sllovakia, Rusia dhe vende të tjera.
“Festivali do të mundësojë përzgjedhje të përzierjeve të mira nga poet tanimë të njohur botërorë dhe nga ata që tanimë po vijnë në skenën botërore poetike” – tha drejtori i Netëve Strugane të Poezisë, Mite Stefoski.
Festivali do të hapet solemnisht më 26 gusht para Shtëpisë të Kulturës në Strugë, ku do të mbahet deri më 30 gusht, ndërsa më 31 gusht festivali transferohet në Shkup, ku do të ketë dy lexime poeteske në Matkë dhe te Urëa e Gurit në Shkup. (Gyltene Sinani, TVM2)
