Ashpër reagojnë partitë politike
Partitë politike dënojnë ashpër rrahjen brutale të të rinjëve shqipatrë nga tiofzët e Vardarit pas ndeshjes futbollistike midis Vardarit dhe Shkupit...

Lëvizja për Reforma PDSH, duke dënuar ashpër incidentin ka apeluar MPB-në të bëjë punën e saj në identifikimin dhe ndëshkimin e shpejtë të personave që sulmuan qytetarët e pafajshëm në rrugët e Shkupit.
Gjithashtu është kërkuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të kërkojë përgjegjësi nga delegati i ndeshjes, i cili nuk ka vepruar sipas rregullores së institucionit në fjalë, pas brohëritjeve shoviniste nga një grup huliganësh gjatë ndeshjes futbollistike.
Lëvizja BESA ka kërkuar nga shqiptarët e vendit të mos heshtin incidentin dhe të kërkojnë nga institucionet e rendit që të kapin kryerësit e këtyre veprimeve, ndërsa viktimat shqiptare të dëmshpërblehen nga shteti për dëmet e shkaktuara. Sikurse rrahjet por edhe fyerjet në baza etnike gjatë ndeshjes së futbollit, për Lëvizjen BESA janë edhe një dëshmi e radhës se ky shtet është kurdisur keq dhe se ata që tashmë disa vite e udhëheqin shtetin i prodhojnë dhe ushqejnë tensionet ndëretnike për përfitime të politikës ditore.
Kritika të ashpra për punën e MPB-së ka shprehur edhe PLD-ja. Sipas kësaj partije ministria e brendshme duke pasur parasysh se ndeshja e mbrëmshme ishte e një rreziku të lartë, nuk guxoi të lëshojë huligan në qendrën e Shkupit, duke kërcënuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Sipas PLD-së, ky akt primitivizmi dhe huliganizmi i individëve është rezultat i panikës së partive në pushtet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. PLD kërkon që të zbulohen dhe dënohen jo vetëm dhunuesit në këto incidente, por edhe urdhërdhënësit e tyre.
Ndërkaq Partia Liberale për sulmet e djeshme në Shkup fajësoi partitë qeverisëse VMRO dhe BDI, duke e karakterizuar incidentin me parapavijë etnike si paramajlëmrim për incidente të tjera të mundshme pas secilës ndeshje me rrezikshmëri të lartë. (Meral Ismaili, TVM2)
