Pas alarmimit në TVM2, minsitri Nurhan Izairi viziton Bozovcën

10.08.2015 18:05

Pas njoftimit në TVM2 se fshatit Bozovcë, të Tetovës i kanoset rreziku nga shembja e kodrës së quajtur Rrudina, ministri i ekologjisë Nurhan Izairi viztoi pikërishtë këtë fshat për tu njoftuar për së afërmi me këtë problem...

Minsitri Izairi me këtë rast ka premtuar angazhimin e tijë që të merren masa nga për të parandaluar rrezikun që të mos vijë deri te viktimat. Për këtë qëllim minsitri paralajmëroi se në vend ngjarje do të dal edhe një ekip i ekspertëve.

“Keto jane shqetesime shume reale te qytetareve po gjithashtu jane shqetesime edhe tona . ne pikerishte edhe perkete arsye dolem ne teren  une dola me heret pas meje do te vije edhe ekipi  i ekserteve  prane komisionit per vleresime qe eshte inga qevertia. Ata do te dalin  ne teren dhe do te bejene detektimin  e ketij terenit  dhe njekohesishte do te behet edhe vleresimi  dhe me tutje forma dhe  mundesia e zgjedhjes se problemit . une nuk mundem te premtoje se kjo ceshtje shume shpejte do zgjidhet  mirpo kjo ceshtje   do te fillon me fazen e paraperegsaditjes  me fazen e projektimit  deri tek zgjedhja teknike . Pastaj per realizimin perfundimtar  do te duhen te gjenden mjete financiare  shpresoj se edhe ai konstruksion finaciare  do te gjendet per realizimin e ketij problemi” – tha ministri i ekologjisë, Nurhan Izairi.

Banoret e fshatit Bozovce, dit më pare shqetesimin e tyre e shprehën para kamerës tone, duke theksuar se me te ndodhur stuhia ka filluar  kodra te shembet edhe më shum.

“Ka pasur rreshje të madhe përshkak të këtyre rënimeve që I shifni edhe vet është problem madhë këtu se fshati mund të shkrehet krejt pardje ishte një inxhiner maqedon dhe tha se është rezik I madhë për së tepërmi është rezik .Masa duhet të mar qeveri komuna edhe ne I përkasim këtij  shteti duhet të ndimoje   falemndroj Zotit që keni ardhur për her pare” – tha një banorë i fshatit Bozovcë.

Deri në marrjen e masave banorët e Bozovcës vazhdojnë të jetojnë me frikën e shembejes së kodrës Rudina, dhe shpresën se masat nga autoritetet lokale dhe qëndrore do të vijnë poara shembja tu kushtojë me jetë. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)