Lata: Masa ndaj shkelësve të rregullave dhe ligjit

10.08.2015 18:55

Ne takimin e sotëm që mbajti kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata me Kryetarin e gjygjit, shefin e policisë dhe të gjith inspektorët që veprojn në Dibër...

Ne takimin e sotëm që mbajti kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata me Kryetarin e gjygjit, shefin e policisë dhe të gjith inspektorët që veprojn në Dibër prej ditës së sotme të gjithë do të angazhohen në ruajtjen e rendit dhe qetsisë publike si ne komunikacion lëvizja në rrugë e automjeteve, parkimi i tyre, shitja e mallrave sipas stanmdarteve të tregut pra do të ndalohet shitjen e produkteve bujqësore vend e pa vend apo shëtitja e të rinjve me motoçikleta, pastërtia në qytet të ndërpritet zhurma në orët e vona dhe të ndërpriten gjuajtja me armë nëpër dasma.

Sipas njeriut të parë të Dibrës fillimisht të gjithë personave fizik dhe juridik  do tu behet verejtje në të kundërtën të gjithe shkelësit e rendit public do të saknsionohen me denime të renda.

Lata më tej shtoi se beson se do te ketë përkrahje nga e gjithë popullata e ndershme dhe ata që vertet e duan rendin e qetsinë si dhe ata që e duan Dibrën.

Të gjithe personat në takim e sotem u zotuan që të ngrisin nivelin e rendit dhe qetsise në qytet dhe pas një jave të gjithë do të raportojnë për veprimet e bëra. (Atli Dema, TVM2)