Shipkovicë, gjendet trupi i pa jetë i Rinës 6 vjeçare
Pas kërkimeve një javore më në fund ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë trupin e pa jetë të vajza 6 vjecare, e cila rezultonte e humbur që nga dita e përmbytjeve që kaploi Tetovën dhe malësin ku morri me vete edhe jetë njerzish...

Me ndihmën e banorve,familjarve dhe ushtërsi trupi I pa jetë I vajzës u gjet disa metra largë shtëpis së saj ,në një podrum të shtëpis ku familja e kishte shfrytëzuar disa vite më parë për banim ,në fillim qeni i ushtrisë ka hyrë në podrumin e shtëpis dhe nuk ka dalur nga vendi ku kishte mbetur trupi I vajzës 6 vjecare.
Menjëherë ekipet e shpëtimit kanë hyrë dhe kanë lokalizuar vendin ku qeni ka nuhatur ku edhe u gjet Rina 6 vjeçare. Gjetjen e trupit të voglushes e konfirmoi edhe babai sajë Afrim Ameti.
“Për momentin presim ekipet e të vin të shohin ,do të mjekësis ligjore kan arritur tash edhe prokurori I përgjithshëm sicj than ato drejtoria e shpëtimit, presim të vin ekipet sepciale nga Shkupi për tërheqjen dhe konstatim se a është trup njeriu dhe ështe shum teren i vështir është mbush gjysma e shtëpis me ujë gjysma me dhe mbas veshjes dhe duarve është fëmija” – tha babai i vjazës, Afrim Ameti.
“Gjatë ditës së djeshme është formua një ekpi prej pesë personave të cilëtë jan të speciaizuar për këto rraste që sotë në mëngjes kan bërë disa vende të identifikimit të fshatit Shipkovic ku kemi dishuar se mund të gjejm vajzën ,vendin e djeshëm nuk e kemi gjetur vajzën sotë është gjetur në podrumin e shtëpis” – deklaroi Risto Naumovski, bashkëpunëtorë i Drejtorisë për Shpëtim.
Duke shprehur keqardhje për konstatimin të edhe një jete të humbur, kryetarja e Tetovës Teuta Arifi tha se nga 6 viktimat e stuhisë Rina është fëmija I katërt viktimë.
“Për ne është një keqëardhje e madhe megjithatë edhe fëmija I katërt I kësaj tragjedie ka humbur jetën megjthatë ju falemndrohem të gjithëve ekipeve profesioniste që arritën të gjejnë sa më shpejt” – tha kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.
Trupi i pajet i vjazës 6 vjeçare është varrosur sot në varezat e fshatit Shipkovic. Me konfirmimin e vdekjes së voglushes 6 vjeçare numri i viktimave nga stuhia vdekjeprurëse e 3 gushtit në Tetovë rritet në 6 persona. (Visar Sadiki, TVM2)
