Mot me diell, vranësira të vogla dhe erë të dobët
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm. Pasdite në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 35 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 7.
Nesër dhe pasnesër moti do të jetë pak më nxehtë, do të mbahet vranësira mesatare e pasdites, por do të jetë kryesisht mot stabil. Të reshura lokale të shiut dhe pak më freskët priten gjatë fundjavës së ardhshme.
