Donacion nga Qeveria kineze për DMSH

11.08.2015 10:12

Donacion nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës sot do t'i dorëzohet Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) në një ceremoni e cila do të mbahet në hapësirat e Drejtorisë...

Me këtë rast, dokumentin do ta nënshkruajnë ambasadori i RP të Kinës në Republikën e Maqedonisë, Ven Xhenshun dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu.

Pas ceremonisë së dorëzimpranimit në hapësirën deponuese të Drejtorisë do të prezantohet donacioni.