Një kompani irlandeze e zyrtarizoi hyrjen në Maqedoni

11.08.2015 10:17

Provajderi udhëheqës irlandez i zgjidhjeve softuerike për tregun financiar global Barracuda FX do të investojë në Maqedoni...

Në internet faqen e saj kompania publikoi se vendimi për zgjerim të aktiviteteve afariste në Maqedoni është zyrtarizuar.

Siç njoftoi Agjencia për investime dhe promovim të eksportit, Barracuda FX është e locuar në Dublin, bashkëpunon dhe dërgon shërbime softuerike për bankat dhe institucionet financiare botërore më me renome, ndërsa është fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve prestigjioze internacionale.

"Në konkurrencë të më shumë fillimisht vendeve të selektuara dhe si rezultat i punës këmbëngulëse të ekipit ekonomik qeveritar për realizim të këtij projekti i kryesuar nga zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe zëvendës-drejtori Invest Maqedoni Kliment Sheqerovski, Maqedonia është zgjedhur si destinacion më i volitshëm për planet e ardhshme zhvillimore të Barracuda FX", informon Agjencia.

Aktivitetet për hapje të qendrës për hulumtim dhe zhvillim në Maqedoni, kompania irlandeze, paralajmëron, se do t'i fillojë së shpejti. Kjo do të thotë mundësi për punësim, trajnim dhe përsosmëri të kuadrit vendor të shkencave informatike.

Sipas zëvendëskryeministrit Peshevski, kënaqësia nga suksesi që të tërhiqet një kompani e këtillë respektibile është e madhe dhe është pasojë e punës këmbëngulëse, një sërë projekteve reformuese qeveritare dhe angazhimit të vazhdueshëm për krijim gjithëpërfshirës të ambientit të volitshëm afarist në Maqedoni, si dhe  mirëmbajtje të partneritetit afatgjatë me biznes bashkësinë.

Sheqerovski konsideron se hyrja e Barracuda FX do të jetë nxitje që edhe kompani të tjera irlandeze të vijnë në Maqedoni. "Mbetemi të përkushtuar në krijimin e mundësive të reja dhe hapje të perspektivave të reja për qytetarët e Maqedonisë", thotë Sheqerovski.