Davutogllu dhe Kallaçdarogllu nuk arritën marrëveshje për koalicion
Kryeministri turk Ahmet Davutogllu dhe lideri i Partisë Popullore Republikane kryesore opozitare (CHP), Kemal Kallaçdarogllu mbrëmë biseduan katër orë e gjysmë për çështjet kyçe për përbërjen e koalicionit qeverisës, por nuk patën sukses që të arrijnë marrëveshje, njofton BTA....

Ministri turk i Turizmit dhe Kulturës Jomer Çelik, i cili është në Partinë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) është përgjegjës për negociatat, deklaroi se dy liderët janë dakorduar që sërish të takohen nga fundi i kësaj jave, të enjten ose të premten.
Çelik theksoi se atëherë do të bëhet e ditur se nëse të dy partitë do të dakordohen për formim të koalicionit qeverisës ose do të shkohet në zgjedhje të reja.
Zëvendëskryetari i CHP-së Halok Koç konfirmoi se të dy liderët janë dakorduar që të takohen sërish nga fundi i javës.
