SHBA-ja paralajmëroi për eskalim të përleshjeve në Ukrainën lindore

11.08.2015 10:41

SHBA-ja paralajmëroi se forcat proruse në pjesën lindje të Ukrainës gjatë tre ditëve të fundit kanë kryer më shumë sulme sesa në cilëndo periudhë tjetër treditore që nga shkurti, që mund të paraqet eskalim të përpjekjeve të militantëve për destabilizim të Qeverisë në Kiev...

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirbi tha se autoritetet ukrainase nga e shtuna kanë paraqitur 127 sulme të ndara të forcave proruse, në të cilët janë vrarë tre ushtarë ukrainas, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar.

Ai theksoi se forcat proruse dhe Moska zyrtare "nuk mund të flasin për paqe dhe atëher luftojnë", duke u bërë thirrje të dyja palëve që t'i përmbahen marrëveshjes paqesore të arritur në shkurt në Minsk.

Kirbi, gjithashtu, shprehu shqetësim për shkak të djegies së katër automjeteve të blinduara të OSBE-së në pjesën lindore të vendit para dy ditëve.