Qeveria Kineze donacion për DMSH me vlerë prej 230.000 euro

11.08.2015 13:38

Qeveria kineze ka donuar paisje për shpëtim me vlerë prej 230 mijë euro, uniforma, 4 barka, cizme helmeta etj të cilët janë pranuar nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim...

Shaban Saliu theksoi se paisjet të që i ka donuar qeveria kineze mund të shfrytëzohen për shumë qëllime edhe atë gjatë veprimit të shuarjes së zjarreve, shpëtimit në ujë dhe në male, aksidente të mëdha në trafik.

“Pranuam një donacion prej 300 kostumeve edhe atë pallto, bluza, helmeta dhe çizme, ndërsa kemi marrë edhe katër barka të fuqishme për shpëtim në ujë gjatë vërshimeve të mëdha. Barkat janë me një fuqi të madhe, nga e cila njëra është me fuqi prej 80 kuaj fuqi. Drejtoria në vitet e fundit është furnizuar me  30 automjete të zjarrfikësve, tetë xhipa të cilat janë me pajisje të specializuar për shuarjen e zjarreve dhe të ndara në njësitë rajonal si dhe tre aeroplanë” – tha Shaban Saliu.

Ambasadori Ven Xhenshun ka shprehur ngushëllime deri te familjet e të vdekurve nga përmbytjet në Tetovë. Xhenshun informoi se pas reagimit të tij për ndihmë nga kompania "Sinohidro" e cila punon në autostradën Kërçovë-Ohër, menjëherë paisjet kanë aritur  për t'iu ndihmuar banorëve të Tetovës. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)