Lëshohet për qarkullim aksi Tetovë - Jazhincë afër fshatit Poroj

11.08.2015 14:26

Normalizohet komunikacioni për të gjithë llojet e automjeteve në aksin rajonal Tetovë - Jazhincë afër fshatit Poroj, informojnë nga LAMM...

Punimet ndëritmore në këtë aks rrugor vazhdojnë dhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, aftësim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komukacionit nëpër rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. Kjo informatë i dedikohet vetëm për anën e Maqedonisë të vendkalimeve kufitare", thonë nga LAMM.