Prej 2.731 kontrolle, janë zbuluar tre raste të karcinomit në gji

11.08.2015 14:36

Janë kryer 2.731 kontrolle në gjithë vendin, në 17 institucione publike shëndetësore, në kuadër të ekzaminimit falas mamografik për zbulimin e hershëm të kancerit në gji, që Ministria e Shëndetësisë ka filluar të zbatojë që nga 7 prilli....

"Nga kontrollet e kryera, 2.243 janë me konstatim normal (pa shenja të pranishëm të kancerit). Gjithsej 488 gra janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme në bazë të nevojës për përcaktimin e mëtejshëm të ndryshimit të zbuluar", njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Dërgime për ekzaminime të mëtejshme, sië theksohet, bëhen në bazë të udhëzimeve nga mjekësia të bazuara në prova. Varësisht nga gjetjet, 460 gra janë dërguar për kontroll të ultrazërit, tek 9 gra janë bërë ekzaminime shtesë Mammografike, tek 12 gra janë kryer biopsi me gjilpërë  të hollë (aspiracionale), dhe kor biopsi është kryer tek pesë gra.

"Deri më tani, me kontrollet e kryera janë zbuluar tre raste të kancerit të gjirit dhe pacientet janë dërguar për kirurgji, dhe aktualisht janë duke u kontrolluar edhe disa", qëndron në kumtesën e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendet e Bashkimit Evropian mesatarja është 1,5 - 2 raste të zbuluara në 1.000 raste të kontrolluara dhe vendi ynë është brenda mesatares evropiane.

Ministria e Shëndetësisë muajin e kaluar realizoi anketë anonime për ndërgjegjësimin e grave për ekzaminim mamografik për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe të kujdesit shëndetësor në kohë.

Me ekzaminim mamografik janë të përfshirë gratë e moshës prej 50 vjeç, të cilët janë asimptomatike (pa simptoma të sëmundjes) dhe që, sipas të dhënave nga sistemi "Termini im" nuk kanë bërë kontrollin e mamografisë në dy vitet e fundit. Në këtë mënyrë do të përfshihen gratë nga ky grup moshe të cilat janë të interesuara në këtë lloj të incizimit. Rreth 14 mijë gra bien në këtë kategori, ndërsa është paraparë që incizimi i mëtejshëm ta përfshijë edhe grupin e moshës prej 50-69 vjet.

Thirrjet për ekzaminim mamografik e bëjnë vetë entet me paraqitje në telefon tek grat të grup moshës konkrete. Çdo grua e interesuar që bie në këtë grup moshe mund të drejtohet në Ministrinë e Shëndetësisë në numrin e telefonit (02) 15 444 ose në e-mail adresën [email protected] dhe të lëjë të dhënat e kontaktit.