Në universitetet e vendit këto ditë fillonë afati i parë i regjistrimit

11.08.2015 15:32

Interesimi për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2015-2016 është i madh sidomos në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji të informimit në Shkup FETI ku aplikimi është elektronik dhe është në vijim...

Për këtë vit në FETI janë paraparë gjithsej 600 vende të lira, 460 për studentë të rregullt në kuotë shtetërore dhe 140 për studime të rregullta me bashkëfinancim.

Dekani i FETI, Mile Stankovski pret që në afatin e parë të regjistrohen më shumë se 360 studentë, aq sa ishte kuota në vitin e kaluar.

Kuota këtë vit është rritur pikërisht për shkak të interesit gjithnjë e më të madh të maturantëve që të studiojnë shkenca teknike. Interes për në FEIT çdo vit ka edhe nga 10-15 studentë nga jashtë vendit.

Sipas dekanit, Maqedonia e ndjekë trendin botëror për rritjen e numrit të studentëve në fakultetet teknike, Me këtë, edhe mundësia për punësim  është më e madhe veçanërisht tani, kur në vend vijnë kompani të huaja të cilave iu duhen inxhinierë.

“Studentët e FETI aftësohen me praktikë, e cila duhet të zgjasë të paktën një muaj në vit. për këtë qëllim FETI ka arritur marrëveshje për bashkëpunim me më shumë se 100 kompani ku ata mund të shkojnë për punë praktike” – tha Dekan i FETI, Mile Stankovski.

FETI ka edhe bashkëpunim të pasur ndërkombëtar. Prodekani Aleksandar Risteski deklaroi se në 15 vitet e fundit fakulteti ka realizuar mbi 200 projekte.

"Pjesa më e madhe e tyre janë ndërkombëtare dhe në kuadër të këtyre projekteve, është realizuar bashkëpunimi me më shumë se 300 universitete, kompani, qendra hulumtuese, kryesisht nga Evropa, por edhe nga Amerika Paraqitja elektronike në FETI do të zgjasë edhe në ditët e regjistrimit në afatin e parë (më 13 dhe 14 gusht) kur përveç onlajn-paraqitjeve, kandidatët duhet personalisht t'i sjellin dokumentet në fakultet.

Ndërsa në 5 universitete shtetërore në Maqedoni janë të lira gjithsejt 24.952 vende për regjistrim ne vitin e parë akademik 2015/2016,dhe regjistrimi I kandidiatëve  për në afatine parë fillon këtë javë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)