Kontrollet e rregullta shpëtojnë kancerin në gji
Kanceri në gji si ne bote ashtu edhe ne Maqedoni është sëmundja më e shpeshtë maline tek gjinia femërore...

Nga klinika per radiologji thone se cdo e teta grua ka karcinom në gji. Mamografia screening është e vetmja masë për zbulimin e hershëm e cila mund ta shpëtojë gruan nga vdekja e parakohshme.
Nuk ka diçka më me rëndësi se sa sa kontrollat.
“Secila grua e tretë mund të mbijetojë fal të ashtuquajturës, screening programi, zbulimi i hershëm i karcinomin. Puna jonë është që të fotografojmi gjirin dhe ne jemi të obliguar ti dërgojmë fotografitë tek mjeku amë, i cili më tej vazhdon me terapinë” – tha Svetlana Temelkovksa nga Klinika për radiologjisë.
Sipas mjekes në fjalë, kanceri në gji nuk është një sëmundje e cila jep shumë shenja se është duke u zhvilluar, por për zbulim të hershëm nevojitet fotografi së pasku cdo gjashtë muaj, si dhe kontrolla mjekësore.
Mjekët rekomandojnë që cdo femër pas moshës 20 vjeçare të bëjë kontrolle së paku dy here ne vit, mandej terapia do të zhvillohet mvarësisht nëse gruaja ka lindur, apo ka gjenetikë të tillë familjare. Ndërkaq nga muaji prill, gjithsej janë zhvilluar 2731 vizita në shtëpitë publike shëndetësore, ku mjekët kanë konstatuar vetëm tre raste me karcinom në gji. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
