Maqedoni
Një tetovar e ka vrarë vëllain e tij me thikë
11.08.2015 16:05
Në Stacionin policor në Tetovë sot pasdite pas orës 13 J.I (55) nga Tetova vetë është paraqitur se i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse...

Në Stacionin policor në Tetovë sot pasdite pas orës 13 J.I (55) nga Tetova vetë është paraqitur se i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse vëllait të tij më të rij A.I me thikë në kraharor, pas ç'ka ai ka vdekur , informoi Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Dhjetë minuta para se të paraqitet në polici, trupi i të vdekurit është sjellë në spitalin klinik në Tetovë. Sipas deklaratës fillestare të të dyshuarit, mes tij dhe vëllait të tij dy vjet më të ri ka filluar zënkë në shtëpinë e tyre familjare, në rrugën "Karaorman" në Tetovë, pas ç'ka më i moshuari me thikë i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse vëllait të tij.
Ai është paraqitur në polici ku është mbajtur për momentin bisedohet me të, derisa prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore duhet të kryejnë ekspertizë në vend.
Nga policia informojnë se është gjetur edhe thika për të cilën supozohet se është shfrytëzuar në ngjarje.
Mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi, informoi Prokuroria e Tetovës./mia
