Në qytetin amerikan Ferguson autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme
Në Ferguson të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme...

Në Ferguson të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të protestave që po shënojnë përvjetorin e parë të vrasjes së adoleshentit me ngjyrë, Majkëll Braun.
Qyteti raportohet të jetë në gjendje të tensionuar, pasi një tjetër adoleshent me ngjyrë është plagosur në një betejë me armë me policinë, të dielën.
Tyrone Haris, 18 vjeç, më vonë është akuzuar për sulm ndaj oficerëve të policisë.
Në gusht të vitit 2014, një polic i bardhë ka qëlluar për vdekje Majkëll Braun, i cili ka qenë i paarmatosur. Vrasja e tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit dhe përdorimit të tepruar të forcës nga ana e policisë në gjithë SHBA-në.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
