Botë

Turqia intensifikon sulmet kundër kurdëve

11.08.2015 17:07

Aeroplanët luftarakë turq bombarduan pozicionet e kryengritësve kurd në pjesën juglindore të Turqisë...

Aeroplanët luftarakë turq bombarduan pozicionet e kryengritësve kurd në pjesën juglindore të Turqisë, një ditë pas përleshjeve të dhunshme në vend ku së paku nëntë veta humbën jetën.

Ushtria turke sot kumtoi se aeroplanët e saj gjatë natës bombarduan 17 pozicione të Partisë Punëtore Kurde (PKK) rreth malit Buzul dhe në rajonin Ikijaka në provincën e Hakkarit, e cila kufizohet me Irakun dhe Iranin.

Pjesëtarët e PKK¬së sot në mëngjes kanë hapur zjarr ndaj bazës Akdizin në provincën Shirnak, me çrast është vrar një ushtar.

PKK¬ja gjatë javëve të fundit i përforcoi sulmet kundër forcave turke të sigurisë, ndërsa aeroplanët turq bombarduan pozicionet e saja në pjesën veriore të Irakut, si dhe caqe të grupit Shteti Islamik në Siri.

Kjo ofenziv  vjen pas sulmeve të djeshme në disa rajone të Turqisë, të cilat kanë rezultuar me vrasjen e 9 personave, në mesin e tyre ushtarë dhe policë.

FARIJE DAUTI-BAKIJU