HOMAZHE DHE PERKUJTIM TË MARTIRËVE

SHVL-UÇK shënon 14 vjetorin e masakrës së Lubotenit

11.08.2015 17:20

Keshilli organizativ vendor dhe shoqata e veteraneve te luftes se ushtrise clirimtare kombetare me rastin e 14 vjetorit...

Keshilli organizativ vendor dhe shoqata e veteraneve te luftes se ushtrise clirimtare kombetare me rastin e 14 vjetorit te masakres se Lubotenit I fton qytetaret te marrin pjese ne homazhe dhe kujtimin e martireve dhe te deshmoreve te rene ne vitin 2001.
 
Homazhet do te mbahen te merkuren më 12 gusht ne ora 13 e 30 minuta ne kompleksin memorial ne fshatin Luboten.
 
Me 12 Gusht 2001, forcat maqedonase vranë 10 civilë shqiptarë, rrahën e maltretuan qindra të tjerë ndërsa 14 shtëpive iu vu zjarri qëllimisht.
 
Rasti i Lubotenit ka kaluar në historinë e Maqedonisë si i vetmi rast i proceduar nga Gjykata e Hagës, e cila dënoi për krime lufte ish pjesëtarin e lartë të forcave të Sigurisë Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë, ministri i Brendshëm i asaj kohe Lube Boshkovski, në mungesë provash u lirua nga akuza.