Maqedoni
Reçicë e Madhe: Komisioni për vlerësim evidenton dëmet në teren
11.08.2015 17:24
Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga përmbytjet e e tre gushtit tash me dy dite rradhazi jane ne terren...
Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga përmbytjet e e tre gushtit tash me dy dite rradhazi jane ne terren per të regjistruar dhe konfirmuar demet e shkaktuara nga permbytjet.
Inspektimi filloi nga fshati Reçicë e Madhe, ndërkohë që gjate diteve te ardheshme do të vizitohen të gjithafshatrat dhe rajonet e prekura nga kjo fatkeqesi natyrore.
Kompetentet ne kete lemi, thone se vlerësimi do te behet ne meyren reale te mundshme ndërkohë që do të regjistrohen të gjitha dëmet nga pasuritë e patundshme deri te automjetet dhe makinat e tjera, përfshi edhe tokat bujqësore.
Ne terren ka gjithashtu vlerësim të drejtë edhe nga ana e Zyrës Gjyqësore për Vlerësim duke i ndihmuar ne kete pjese edhe UNDP-ja të cilët kanë deleguar specialistë të fushave të ndryshme me vlerësues.
“Reçicën e Madhe duhet sot ta përfundojmë. Të gjitha shtëpitë e dëmtuara dhe veturat e dëmtuara të shihen, të bëhet vlerësimi. Një ekip është duke punuar në Reçicë të Vogël dhe kështu ekipet që janë për pronat do vazhdojnë deri të premten për ta përfunduar këtë fshat. Nga e hëna shpresojmë që terreni të pastrohet më shumë që të mund të vazhdojmë në Shipkovicë dhe fshatrat e tjerë të dëmtuar. Me siguri janë të dëmtuar edhe kompjuterë, televizorë, mobilje pra gjithcka që është e dëmtuar duhet t’ua tregojnë ekipeve vlerësuese dhe nëse diçka është larguar nga aty mjafton të tregojnë që ishte e dëmtuar dhe ta lajmërojnë”, shprehet përfaqësuesi i Byrosë për ekspertizë gjyqësore, Deni Gjorçevski.
Vlerësuesit kerkojne nga banorët që të lajmërojnë çdo dëm të shkaktuar nga vërshimet. Ne nderkohe banorët nuk jan të kënaqur me vlerësimin e dëmeve që po bën komisioni për vlersimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet.
“Ne kemi shumë problem për vlersimin e dëmeve kan ardhur po un thira në spital erdhën mjekët dhe e bënë dizenfektimin e gjithë shtëpis dhe ushtira ndimoj në nxjerjen e gjithave teshave cka patem ,koftora gjithcka cka patëm I nxorën jashtë tash ato nuk i pranojne thuan se nuk jan dhe ne kemi ngel tash nuk dim cka bëjm a do I pranojn a jo ajo është puna e tyre unë I kam gjitha forografit”, shprehet banori i Reçicës së Madhe, Ruzhdi Rushani.
“Po ato damet I kan vlersuar por këto gjërat tjera cka kan mbetur këto gërmadhat as kush nuk futet kemi punë cka duhet me u bë”, shprehet banori i Reçicës së Madhe, Ali Rushani.
Nuk ka një afat të caktuar kur pritet përfundimi i vlerësimeve, megjithatë Nga shtabi I emergjences thone se ai do të përfundojësa me shpejt te jete e mundur , në mënyrë që qeveria të lëshojë paratë e dëmshpërblimit për banorët.
“Para tre ditve jan pastruar të gjitha rrugët publike jan të kalueshme nga dita e shtunë, tani më tepër punohet për largimin e gërmadhave nga oboret e shtëpis.punohet edhe në vlersimin e dëmeve të shtëpive,veturave dhe të gjërave tjera të cilat pësuan nga ky vërshi”, shprehet Amet Qazimi nga shtabi i emergjencës.
Ndryshe te dhenat paraprake flasin se katastrofa natyrore e tre gushtit ne Tetove dhe malesine e saj kap dem ne rreth 500 shtëpi, disa te rrafshuara dhe shum te tjera pjesërisht të dëmtuara, 90 makina te shkaterruara.
Te shkaterruara jane edhe 10 traktorë, me pas furgonë dhe ekskavatore, ndërkohë që në listë jane regjistruar edhe dëmet që kanë pësuar tokat bujqësore.
Derisa ekipet kompetente per vleresimin e demeve po e bejne punen e vet, edhe shtabet emergjente vazhdojnë grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave, per tju dale në ndihmë familjeve ne nevoje.
Me nje ritem te pershpejtuar po punohet edhe ne pastrimin e rrugeve dhe oborreve te shtepive edhe ne fshatin Shipkovice. Kryetarja e komunës së Tetovës së bashku me ekipin e saj, kanë vazhduar me shpërndarjen e ndihmave në Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël si dhe në lagjen e epërme të rrugës së Banjës së Tetovës, me qellim qe kesaj ane sa me shpejt ti kethehet normaliteti i jeteses.
VISAR SADIKI
