Futboll

Romagnoli në Milan

11.08.2015 17:38

Mbrojtësi i ri i Milanit, Alessio Romagnoli pasi I ka kryer testet mjekësore në klubin e Milanit, me këtë rast ka premtuar se do të japë gjithçka nga vetja e tij për rossonerët...

Mbrojtësi 20 vjeçar, produkt i akademisë së Romës, kishte nënshkruar kontratë katër vjeçare me Romën në vitin 2014, por tani ka vendosur që të vazhdojë aventurën e re me AC Milanin.
 
Në prag të kompletimit të këtij transferi në Milan, Romagnoli është shprehur për faqen zyrtare të klubit kuq e zi, se do të bëjë më të mirën e tij për këtë klub.
 
“Dua t’i jap ekipit të parë një shtytje dhe dua të jap më të mirën time këtu”, ka thënë Romagnoli për faqen zyrtare të Milanit.