Maqedoni
DAP publikon emrat e borxhlinjve
11.08.2015 17:45
Drejtoria për të Ardhura Publike nuk ia ka dalë të grumbullojë nga firmat dhe persona fizikë më shumë se 283 milionë euro, në bazë të TVSH-së...

Drejtoria për të Ardhura Publike nuk ia ka dalë të grumbullojë nga firmat dhe persona fizikë më shumë se 283 milionë euro, në bazë të TVSH-së, tatimit në përfitim, tatimit në të ardhura, akcizë dhe kontribute sociale.
Në listën e borxhlinjëve prej 4.700 firma dhe qytetarë, 3.700 janë persona juridik, ndërsa 1.000 janë persona fizik, borxhet e të cilëve për pagesë kanë arritur në fund të prillit.
Tre vendet e para të listës edhe më tej i mbajnë firmat, ‘El don Kastilo”, “El asteka”, dhe “Motor koaç industri”.
Nga ndërmarrjet publike në listën e borxhlinjve, borxhe më të mëdha kanë “Rrugët e Maqedonisë” dhe “Pyjet e Maqedonisë”, ndërsa në mesin e personave fizik me borxhe ndaj DAP-it, paraqiten edhe emrat si: bariu Isnifaris Xhemaili dhe Dilaver Bojku.
Grumbullim më efikas dhe të paanshëm të borxheve pritet të bëjë derjtori i ri i DAP-it, i cili pritet të zgjidhet në konkursin e hapur nga Qeveria.
Ndryshe, opozita maqedonase disa herë ka akuzuar drejtorin aktual, Goran Trajkovski, për grumbullim selektiv të tatimeve dhe kontrolle dhe gjoba ndaj firmave që nuk janë të afërta me VMRO DPMNE-në.
Akuzat bazoheshin në bisedat e përgjuara, të publikuara nga opozita.
SHPËTIM NUREDINI
