Futboll

Zyrtare: Shaqiri në Stoke City

11.08.2015 18:27

Xherdan Shaqiri është bërë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Stoke Cityt. Futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Potters"...

Xherdan Shaqiri është bërë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Stoke Cityt. Futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Potters”, ndërsa u bë transferim më i shtrenjtë në histori të klubit, i cili shpenzoi 17 milionë euro, për blerjen e tij, apo 12 milionë paund britanik.  

23 vjeçari do t’ju bashkohet shokëve të rinj të skuadrës gjatë kësaj jave, para ndeshjes së të shtunës në udhëtim ndaj Tottenhamit, ndërsa te ekipi anglez vjen pas gjashtë muajve jo edhe aq të sukseshëm që I kaloi në rradhët e Interit.

Para se të luaj me zikaltërit, djaloshi nga Zhegra e Gjilanit ka luajtur edhe në Bajern të Mynihut dhe Bazel, ku edhe e nisi karierën si futbollist profesionist.