Botë
Vala e të ngrohtit në Egjipt mori të paktën 40 viktima
11.08.2015 18:43
Të paktën 40 persona e humbën jetën në dy ditët e fundit si pasojë e valës së ngrohtë, që e përfshiu Egjiptin, njoftuan punonjësit shëndetësor egjiptian...

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 19 persona kanë vdekur të hënën, kur temperaturat arritën rreth 40 gradë Celsius në pjesën veriore të vendit, derisa nga moti i ngrohtë të dielën jetën e humbën 21 persona.
Numri më i madh i viktimave janë persona të moshuar, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Në Kajro, qytet me 18 milionë banorë, jetën e kanë humbur 16 persona./mia
