Botë

Erdogan: Vazhdon ofensiva kundër PKK-së

11.08.2015 23:04

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se do të vazhdojë ofensiva kundër kryengritësve të Partisë punëtore kurde...

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se do të vazhdojë ofensiva kundër kryengritësve të Partisë punëtore kurde (PKK) derisa "nuk mbetet asnjë terrorist".
 
"Ne do ta vazhdojmë luftën tonë derisa nuk i dorëzojnë armët dhe nuk mbetet asnjë terrorist në kufijtë tanë", theksoi Erdogan, duke shtuar se sulmet ajrore të armatës turke ndaj caqeve të PKK-së kanë sjellë "humbje serioze" të grupit.
 
Ai potencoi edhe se janë ndërmarrë "operacione efikase" kundër Shtetit Islamik.
 
"Ne nuk bëjmë dallim mes organizatave terroriste. Sido që të jetë qëllimi i tyre, një organizatë terroriste për ne është organizatë terroriste", citoi presidenti turk./mia