Fillon festivali "Kolonia ballkanike e artizanëve"
Festivali "Kolonia ballkanike e artizanëve" fillon sot në Manastir në kuadër të "Bitfest"...

Në këtë koloni, e cila do të zgjasë deri më 16 gusht, do të krijojnë artizanë dhe artistë nga Shkupi, Velesi, Prilepi, Kumanova dhe Manastiri. Atyre do t'iu bashkëngjiten artistë nga Izraeli, Turqia, Austria, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, artizanë nga Shoqata e personave me invaliditet trupor "Mobiliteti" nga Manastiri dhe nga Shoqata e personave të verbër nga Manastiri.
Nëpër sesionet dhe punëtoritë edukative do t'iu bashkëngjiten studentë dhe të diplomuar nga Fakulteti për art figurativ dhe studentë me përvojë në restaurim dhe konservim.
Kolonia e tretë me radhë ballkanike e artizanëve realizohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Këshillit të Komunës së Manastirit dhe donatorëve mbështetës të tjerë dhe nxitës të artizanëve. Organizator është shoqata e qytetarëve Asterion 5, misioni i të cilës është promovimi, edukimi, ngritja e etikës dhe profesionalizmit dhe mbrojtjen e artizanëve në rajonin e Pellagonisë.
