Përfaqësues të kompanisë irlandeze "Barracuda" për vizitë në Maqedoni

12.08.2015 10:24

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të takohet me përfaqësues të kompanisë irlandeze Barracuda FX e cila dje përmes një kumtese zyrtare në ueb sajtin e tyre e publikoi vendimin për investim në Maqedoni...

Kompania është provajder udhëheqës irlandez i zgjidhjeve softuerike për tregun financiar global e locuar në Dublin, e cila bashkëpunon dhe dërgon shërbime softuerike për bankat dhe institucionet financiare botërore më me renome, ndërsa është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve prestigjioze internacionale.

Aktivitetet për hapje të qendrës për hulumtim dhe zhvillim në Maqedoni, kompania irlandeze paralajmëroi se do t'i fillojë së shpejti. Kjo do të thotë mundësi për punësim, trajnim dhe përsosmëri të kuadrit vendor nga shkencat informatike.

Sipas ekipit qeveritar i cili mori pjesë në negociatat, ndërsa të cilin e përbëjnë zëvendëskryeministri Peshevski dhe zëvendësdrejtori i Invest Maqedoni Kliment Sheqerovski, kënaqësia nga suksesi që të tërhiqet një kompani e këtillë respektibile është e madhe dhe është pasojë e punës këmbëngulëse, një sërë projekteve reformuese qeveritare dhe angazhimit të vazhdueshëm për krijim gjithëpërfshirës të ambientit të volitshëm afarist në Maqedoni. Hyrjen e Barracud FX e shohin si nxitje që edhe kompani tjera irlandeze të vijnë në Maqedoni.