Rendimentet tek kulturat drithërore në rajonin e Dibrës janë më të larta se vitin e kaluar

12.08.2015 10:34

Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë këtë vit janë fituar rendimente më të larta për njësi hektari tek gruri, elbi dhe drithërat tritikale drithërore (lloj gruri për bagëtitë)...

Këtë e pohoi Liri Delishi, shef i Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Sipas tij, këto kultura drithërore janë të përfaqësuara në 640 hektarë që është për 40 hektarë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Nga gjithsej sipërfaqet e mbjella  mbi 80 për qind janë në komunën e Dibrës.

Rritja e sipërfaqeve të mbjella me kultura drithërore, vlerëson Delishi, është rezultat, para së gjithash,  i subvencioneve të cilat i jep Qeveria.