Hilari Klinton FBI-së ia dorëzon serverin personal

12.08.2015 10:39

Ish sekretarja shtetërore e SHB-ve, Hilari Klinton ka rënë dakord që t’ju dorëzojë serverin personal të internetit, të cilën ajo e ka përdorur gjatë kohës sa ishte Sekretare Shteti, hetuesve të FBI...

Më parë, kandidatja e demokratëve për zgjedhjet presidenciale kishte dorëzuar mijëra faqe me e-maile Departamentit të Shtetit, por asnjëherë serverin, për të cilin u zbulua se e kishte pasur një të tillë personal në shtëpinë e saj në Nju Jork.

Pas zbulimit se Clinton ka dërguar emaile me postën e saj personale, pati një breshëri kritikash, pasi edhe niveli i sigurisë është shumë i më i ulët.

Megjithatë, Klinton kishte kërkuar që të gjitha emailet të bëhen publike, pasi ajo thotë se postën personale e ka përdorur për çështje private.

Gjithsesi, hetuesit e FBI-së do të hetojnë mbi sigurinë e serverit personal të Hilari Klinton-it dhe do të dalin me përfundime ditët ose javët në vazhdim.