Me vjedhje të informacioneve të lajmeve janë përfituar 100 milionë dollarë në bursa
Rrjeti ndërkombëtar i hakerëve dhe brokerave me vjedhje kanë realizuar përfitime prej 100 milionë dollarëve në bursa, duke shfrytëzuar depërtime në kompjuterët e agjencive të lajmeve të cilat punojnë me biznes lajme, për çka është ngritur akuzë kundër nëntë personave në SHBA, kumtoi Ministria amerikane e Drejtësisë...

Autoritetet amerikane pohojnë se kjo është "skema" më e madhe e vjedhjes nga lloji i tillë deri më tani i zbatuar në SHBA kundër personave të cilët kanë lexuar lajme para publikimit të tyre dhe pastaj duke i shfrytëzuar informacionet kanë tregtuar në Uolstrit.
Nga viti 2010 deri në maj të këtij viti hakerët kanë pasur qasje deri në mbi 150.000 informacione, të cilat është dashur t'i publikojnë serviset për biznes lajme "Marketuajerd" nga Toronto, "Pi-ar Njuzuajer" nga Nju-Jorku dhe "Biznisuajer" nga San Francisko.
Të akuzuarit për tregti të bursave kanë shfrytëzuar rreth 800 lajme të tilla para se ato të publikohen, dikur madje edhe tre ditë para se të dalin në opinion.
Janë ngritur akuza kundër nëntë personave në SHBA dhe Ukrainë, ndërsa Komisioni për letra me vlerë dhe bursat kanë ngritur procedurë kundër edhe 23 individëve dhe kompanive në SHBA, Rusi, Ukrainë, Francë, Maltë dhe Qipro.
Për pikat më të vështira nga akuzat është paraparë dënim me burg deri në 20 vjet.
