Një helikopter ushtarak amerikan u rrëzua në det afër Japonisë

12.08.2015 11:42

Një helikopter ushtarak amerikan sot u rrëzua në det afër ishullit japonez Okinava, me ç'rats tre anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur, njoftuan autoritetet lokale...

"Helikopteri 'Sikorski UH-60 Blek Houk' u rrëzua në det në 30 kilometra në lindje të bazës ushtarako-ajrore 'Kadena' në Okinava", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, Kentaro Kato.

Në fluturake ndodheshin pesë persona, ndërsa nuk kumtohen hollësi për gjendjen shëdnetësore të tre të shpëtuarve.

Në vijim është operacioni i shpëtimit për gjetjen e personave të zhdukur.