103 VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHKUPIT

Hasan Prishtina ka dhënë kontribut të madh

12.08.2015 12:48

Shënohet 103 vjetori i clirimit të Shkupit nga forcat kryengritëse shqipate të udhehequra nga Hasan Prishtina si dhe personalitete tjera të rëmdësishme të dëshmuara në luftën e popullit shqiptarë për liri dhe pavarësi si Bajram Curi, Isa Boletini, Idriz Seferi, Mehmet Pashë Deralla etj...

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Mehmet Prishtina  i uron të gjithë shqiptarët për këtë ngjarje të madhe historike.

“Kjo fryme hasaniste ka gjete vazhdimesine e vet edhe sot ku nga fakti se eshte ne planprogram  te strukturave udheheqese shqiptare edhe themeliumi i unioverzitet shteror ketu ne shkup.    Me nje fare forme po behet realizimi i aspiratave te endres se tij sepse kontributi  i cmueshem i  hasan prishtines ka qene edhe ne arsimin  shqiptar” – tha Mehmet Prishtina, familjarë i Hasan Prishtinës.

“Hasan Prishtina ka dhene kontribute te madh ne shkup dhe veprimtaria kryesore ne shkup. Pikerishte hasan prishtina  ka qene ai i cili i ka zhvilluar bisedimet edhe me delegacionin osman  pas kryengritjes se pergjithshme  shqiptare 1912. Dhe me 18 gushte 1912 eshte nenshkruaj ne Shkup marreveshja  me te cilen perfundon,  rrumbullaksohen kryengritja shqiptare 1912” – tha Baki Halimi, Anëtarë i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë.

Çlirimi i Shkupit më 12 gusht 1912, është një nga ngjarjet më madhore në historinë e kombit shqiptar, i cili përgatiti masat e gjera popullore dhe opinionin ndërkombëtar, për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)