Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit
Përfundimisht zgjidhet kaosi shumvjeçar në Bit Pazar te Shkupit...

Komuna e Çairit i jep fund kësaj pune duke miratuar planin urbanistik për këtë vend i cili përfshin modernizim dhe kushte më të mira për tezgaxhinjtë në Bit Pazar.
Projekti për modernizimin e Bitpazarit është në fazë të përpilimit të tij. Për momentin në komunën e Çairit vijon prezantimi publik i planit detal urbanistik.
“Ideja ishte që meqënëse është plani detal në debat publik është mundësie emirë tani të jipen të gjitha vërejtejet siugjerimet dhe idet rreht planit detal. Ne si komun përveç transparences incojmë që në këtë debat publik të vijnë ata të cilët janë tanguar. Në këtë rastë Shoqata “Prosperiteti” është ajo e cila përfaqëson ata të cilët çdo ditë jetojnë dhe kanë egzistencën nga Bit Pazari” - tha Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Sipërfaqja e parcelës ndërtimore është mbi 8 mijë metra kurse sipërfaqja e ndërtimit është 8036 metra katëror. Eshtë paraparë përdhesë dhe kat me lartësi me 7 metra gjithësej sipërfaqja ndërtimore del afër 16 mijë metra katëror. Projekti kryesor duhet të punojë dhe e kanë filluar të punojnë firma që quhet “ Stoku “ të cilët e punojnë me bashkëpunim me komunën e Çairit” – tha Xhengis Hani- Udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm.
Sipas paralajmërimeve është paraparë të mbulohet pazari nga të dy anët me materijale cilësore montuese, të zëvendesohen tezgat e vjetra me të reja, dhe mbi to të ndërtohet parking montues me kapacitet prej 240 vende të parkimit duke u mundësuar kështu edhe kushte sanitaro higjienike më të mira. Pazargjitë vlersojnë lartë këtë projekt.
“Tash për momentin në bit Pazar të Shkupit kemi 1.170 tezga duke i përfshir dy anët edhe pazari i grave dhe rrugën 192 si e çuajm ne përjasht që shesin byzhuteri. Tregu mbrenda ka rreth 700 tezga mirëpo me projektin e ri që e quajm rejonizim dhe rregullim i tezgave dhe ndarja e produkteve ushqimore prej tjerëve është paraparë të vendosen mbrenda pazarit të madhë dikur rreth 1500 tezga” – deklaroi Ekrem Dolek nga Shoqata e Tregtarëve “Prosperiteti”.
Punimet e para në Bit Pazar do të fillojnë në tetor të këtij viti dhe i njëjti do të ndërtohet në afat prej më pak se 12 muajve. (Rexhep Qamili, TVM2)
